Po priste pemën që i rrezikonte banesën, humb jetën një person në Gjirokastër - Gazeta Express
string(76) "po-priste-pemen-qe-i-rrezikonte-banesen-humb-jeten-nje-person-ne-gjirokaster"

Po priste pemën që i rrezikonte banesën, humb jetën një person në Gjirokastër

Gazeta Express

06/06/2020 22:22

Gëzim Sokoli 71-vjeç banor i lagjes “11 Janari” në qytetin e Gjirokastrës ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ai kishte hipur në një pemë për të prerë një trung që rrezikonte shtëpinë e tij në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”.

Lexo Edhe:

I moshuari ka humbur ekuilibrin nga era e fortë duke u rrëzuar dhe ndërruar jetë.

Ndonëse autoambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje, i moshuari mbërriti pa jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.