Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, që garon edhe për një mandat nga radhët e AAK-së ka vazhduar takimet me qytetarë.
Gjatë fushatës elektorale ai ka qenë në regjionin e Rekës së Mirë, gjerësisht në në Novosellë të Ulët dhe Novosellë të Epërme.
Ai ka thënë se ka kënaqësi që qytetarët po përqafojnë vizionin për Gjakovën.
“Sot ishim në Regjionin e Rekës së Mirë , gjegjësisht në Novosellë të Ulët dhe Novosellë të Epërme që të ndajmë planet tona konkrete 📝 për mandatin e ardhshëm në këtë regjion. Jashtëzakonisht i lumtur të takoj bashkëqytetarë që e përqafojnë vizionin tonë për Gjakovën 2026-203”, ka shkruar Gjini. /Gazeta Express