Kandidati i PDK’së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij sa i përket vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në këtë qytet.
Buja në emisionin Pressing në T7 tha se po përgaditja padia për shpifje ndaj Imri Ahmetit.
“Është duke u përgatitur padia për shpifje dhe fyerje për të gjithë PDK’së në Lipjan dhe asamblistëve. Në atë kohë është prishë koalicioni mes LDK dhe Aleancës, dhe Aleanca me LDK kanë bërë shumicën në asamblen komunale. Është tentu në mbledhjen e parë të rrëzohet kryesuesja e asambles, dhe të zgjidhet nga shumica në asamble. S’ka mujt. Është ndërprerë mbledhja, ska pas këtë të drejtë. 2 muaj është shtyrë PDK me ministrinë e pushtetit të lokal, për shkak se LDK e ka lëshu mbledhjen në atë kohë derisa e ka pas shumicën në asamble.
Ai i ka ble dy asamblesitë të Aleancës në atë kohë, dhe e kanë mbajtë mbledhjen, dhe me 16 vota i kanë aprovu ndryshimet buxhetore. Ato ndryshime kanë qenë projekte të tjera dhe nuk kanë qenë vetëm shtatoret”, tha Buja.