Po përgatisnin sulme gjatë festave, dy të arrestuar në Francë - Gazeta Express
string(60) "po-pergatisnin-sulme-gjate-festave-dy-te-arrestuar-ne-france"

Po përgatisnin sulme gjatë festave, dy të arrestuar në Francë

Gazeta Express

08/12/2021 20:14

Policia franceze ka vënë në pranga dy të rinj 23-vjeçarë, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale me qëllime terroriste.

Dy të rinjtë, sipas të dhënave të policisë, dyshohet se po përgatisnin një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në një zonë të frekuentuar dhe më pas kishin si synim që të vdisnin si “martirë”, pra të vriteshin nga policia.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti gjurmë domethënëse të propagandës xhihadiste. Një prej tyre i pranoi akuzat ndërsa tjetri mohoi të ishte i përfshirë.