Po nis dita e tretë e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës në Gaza, i dërguari amerikan dhe dhëndri i Trump pritet të marrin pjesë - Gazeta Express
string(128) "po-nis-dita-e-trete-e-bisedimeve-per-ti-dhene-fund-luftes-ne-gaza-i-derguari-amerikan-dhe-dhendri-i-trump-pritet-te-marrin-pjese"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 10:02

Po nis dita e tretë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i dërguari amerikan dhe dhëndri i Trump pritet të marrin pjesë

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 10:02

Dita e tretë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza do të fillojë në orën 11:00 me orën lokale, ka njoftuar televizioni egjiptian Al Qahera, i lidhur me shtetin, shkruan CNN.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefi i inteligjencës egjiptiane Hassan Rashad dhe homologu i tij turk, Ibrahim Kalin, do t’i ndërmjetësojnë në bisedime.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, pritet gjithashtu të jenë në Egjipt për bisedimet.