Sot në Maqedoninë e Veriut më saktësisht në Shkup, është duke u zhvilluar dita e dytë e samitit ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues e Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.
Prezent aty është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ky i fundit në një deklarim për media ka pasur një ‘përplasje’ me një gazetare nga Kosova.
Rama dëgjohet duke i thënë ‘‘ngritu ore’’, gazetares e cila ishte ulur. E njëjta i kthen përgjigje kryeministrit duke i thënë se ‘’fuqia është të zëri, jo të gjatësia’’.