Një aksident ka ndodhur këtë të martë në unazën e qytetit të Korçës.
Një mjet ka përplasur një grua e cila ka qenë me biçikletë.
Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.
Drejtuesja e mjetit që ka goditur biccikletën, po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.