string(106) "po-kompletohen-listat-per-zgjedhjet-lokale-znam-e-di-se-ne-kumanove-me-siguri-do-te-dalin-me-dimitrievskin"

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 15:54

Po kompletohen listat për zgjedhjet lokale! “ZNAM” e di se në Kumanovë me siguri do të dalin me Dimitrievskin

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 15:54

Partitë ngadalë po kompletojnë listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale edhe pse, siç thonë, ende vijojnë bisedimet dhe kombinimet për lista të përbashkëta ose për mbështetje të ndërsjellë. VMRO-DPMNE tashmë publikoi 25 kandidatë por për Qytetin e Shkupit ende po mendohen nëse do të shkojnë me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski apo ministrin për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski. Tani për tani siç thonë nga kjo parti, edhe më tej udhëhiqen bisedime me partnerin qeveritar, ZNAM, nëse do të dalin së bashku ose do të kenë mbështetje të ndërsjellë në rrethin e dytë.

“Ende po bëjmë analiza, matje dhe rejting për kandidatët potencial dhe presim që në këtë periudhë kur të përfundojë ky proces i analizave, të dalim në opinion me kandidatë që do të konfirmohen në takimin e Komitetit ekzekutiv të partisë, duke përfshirë edhe kandidatin për Qytetin e Shkupit”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Edhe nga partneri i tyre i koalicionit, ZNAM sot thanë se ende nuk është saktësuar si do të garojnë por se sido që të jetë vendimi, kryetari i partisë MaksimDimitrievski përsëri do të kandidojë për kryetar të Kumanovës.

“Ne do të kemi kandidat në qytetin e Kumanovës, është kryetari ynë, MaksimDimitrievski. Negociatat vazhdojnë, më së paku do të kemi edhe një vend për kryetarë të Shkupit dhe vende të tjera nëpër Republikë, gjë për të cilën ende vijojnë negociatat”, shtoi Igor Fillkov, Udhëheqës i Bordit Qendror të ZNAM.

Si kandidat të sigurt për kryetarë nga LSDM do të jenë Goran Gerasimovski për Qendrën dhe Tome Hristovski për Krushevën. Nënkryetari i LSDM-së Metodija Illievski thotë se për emrat e rinj do të prononcohen gjatë javës së ardhshme.

“Në çdo komunë do të ndërtojmë strategji të veçantë dhe me këtë në çdo komunë në zgjedhjet e ardhshme do fitojmë. Në periudhën e ardhshme nëpër trupat partiak dhe Bordin ekzekutiv së shpejti gjatë javës së ardhshme do të konfirmohen rreth 20 emra të ri për kandidat për kryetarë komune”, theksoi Metodija Illievski, nënkryetar i LSDM-së.

Nga partitë shqiptare tashmë po i shqyrtojnë kandidatët e mundshëm, ndërsa beteja e tyre do të jetë e ashpër në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Gostivar dhe Çair. Këto ditë i pari i ASH-së, Ziadin Sela, tha se pret që kandidati për Strugën të jetë nga radhët e tyre. Ahmeti me qëndrim se në zgjedhjet lokale do të jenë front i fuqishëm.

Nga VLEN tashmë spekulohen disa emra për kandidatë. Për Strugën përmendet Mendi Qyra, Besnik Asani dhe Petrit Pollozhani. Për Kërçovën si emra të mundshëm përmenden Fatmir Limani dhe Rexhep Emini, për Tetovën dhe Çairin me shumë gjasa do të shkojnë me kryetarët aktual, përkatësisht Billall Kasamin dhe Visar Ganiun.

aaaaa