Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Zhamë-Sektor, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 75-vjeçare që po kalonte autostradën.
Sipas të dhënave paraprake, Bajame Ramazani po kalonte rrugën për të shkuar drejt tokave bujqësore, vetëm rreth 50 metra larg një mbikalimi.
Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia Rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.