Po ju, a e patë trailer-in e filmit “Policë për Kokë” me Olsi Bylykun dhe Nik Xhelilajn? - Gazeta Express
string(84) "po-ju-a-e-pate-trailer-in-e-filmit-police-per-koke-me-olsi-bylykun-dhe-nik-xhelilajn"

Po ju, a e patë trailer-in e filmit “Policë për Kokë” me Olsi Bylykun dhe Nik Xhelilajn?

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 18:59

Gjatë gushtit të vitit 2022, rrjetet sociale shpërthyen nga një bashëpunim të cilin askush nuk do e kishte parashikuar dot: komediani Olsi Bylyku dhe aktori shqiptar i njohur ndëkombëtarisht, Nik Xhelilaj. Të dy, po xhironin një ndër filmat e parë aksion-komedi profesionalë në Shqipëri, një zhanër shumë i pëlqyer në botë, por i paeksploruar më parë në forma dinjitoze në vendin tonë.

Ishin pikërisht regjisori dhe skenaristi i filmit, Aldo Marku, së bashku me kompaninë e prodhimit Blueberry’s Productions ata të cilët krijuan këtë dyshe për rolet kryesore të projektet. Që prej gushtit, kureshtja ka qenë gjithmonë e më e madhe rreth detajeve të tjera të prodhimit, historisë që trajton, kastit të plotë si dhe datës së premierës në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Sot, më në fund u publikua trailer-i i parë i këtij filmi, dhe ne jemi thjesht pa fjalë!

Nëse menduat se Olsi dhe Niku ishin emrat e vetëm të njohur në këtë prodhim, jeni gabuar shumë! Kasti i aktorëve përfshin emrat më të mirë të kinemasë shqiptare në botë dhe në vend, që nga Arben Bajraktaeraj ( i njohur më së shumti për rolin e tij si Marko nga Tropoja në filmin “Taken”), tek legjendari Alfred Trebicka, Emiljano Bufazi, Gert Ferra, Klodian Hoxha, Bujar Asqeriu, etj.

Sara Kolami rikthehet në ekran si aktore, këtë herë në rolin e Minës, të dashurës coquette në Xhinos. Eva Murati gjithashtu shfaqet në trailer, ndaj dyshimet tona janë që ndoshta do të jetë interesi “romantik” i personazhit të Nik Xhelilaj.

Personazhe të tjerë që identifikuam ishin reperi Solo, Kampioni i Europës në Muay Thai, Ervis Bici, si dhe Besnik Tafallari, i njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si sozia e aktorit Jason Statham.

Filmi vjen me nota shumë perëndimore, me një imazh dinamik dhe batuta shumë komike. Ne na mbetet vetëm të presim premierën e tij në 12 janar dhe deri atëherë, të ndjekim çdo zhvillim përmes rrjeteve sociale, në profilin zyrtar të filmit në Instagram, policeperkoke.