Po i përdorni keq leukoplastët! Miti i ndihmës së parë po shkakton infeksione të rënda - Gazeta Express
string(85) "po-i-perdorni-keq-leukoplastet-miti-i-ndihmes-se-pare-po-shkakton-infeksione-te-renda"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/06/2025 19:29

Po i përdorni keq leukoplastët! Miti i ndihmës së parë po shkakton infeksione të rënda

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/06/2025 19:29

Është një këshillë e vjetër që shumë njerëz besojnë: Plagët duhet të marrin ajër për të shëruar më shpejt.

Por sipas Dr. Zoe Williams, një mjeke e NHS në Londër dhe doktoreshë e rregullt në emisionin This Morning në ITV, lënia e një plage pa mbulesë (pa leukoplast) jo vetëm që ngadalëson shërimin, por mund të shkaktojë infeksione serioze dhe madje edhe sepsë.

Ajo paralajmëron se edhe prerjet më të vogla mund të infektohen nga bakteret dhe mikrobet gjatë aktiviteteve të përditshme si në dush, larje ose not.

“Mosmbulimi i një plage është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni,” tha Dr. Williams.

Çfarë duhet bërë?

Mjekja thekson se mënyra më e mirë për të trajtuar një plagë është:

Ta pastroni mirë (duke larë duart, duke shpëlarë plagën me ujë të pastër ose spray të posaçëm për plagë, dhe duke e tharë me një leckë të pastër).

Ta mbuloni me leukoplast, në mënyrë që të krijoni një mjedis të pastër dhe të lagësht, që ndihmon shërimin dhe parandalon formimin e shenjave (cikatriceve).

Ajo rekomandon leukoplastë hidrokolloidalë, të cilët:

Rruajnë lagështinë

Zbusin dhimbjen

Qëndrojnë më gjatë

Në rast se keni alergji ndaj leukoplastëve, mund të përdorni fasha ose garza mjekësore, të cilat mund t’i blini në farmaci.

Gabime të zakonshme:

Një sondazh me 2,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, i kryer nga kompania Elastoplast, zbuloi se:

42% besojnë gabimisht se plagët duhet të “marrin ajër”

Vetëm 14% e dinin që plagët shërohen më mirë kur janë të mbuluara dhe të lagështa

1 në 3 persona kanë prekur plagën para se të lajnë duart

Si pasojë, 19% përjetuan shenja, 17% infeksione, dhe 16% fryrje pas prerjeve apo gërvishtjeve

Ku ndodhin më shpesh lëndimet?

Sipas sondazhit, vendet më të zakonshme ku ndodhin prerjet dhe plagosjet janë:

Punë në shtëpi/DIY – 39%

Ecje ose hiking – 27%

Sportet ekipore – 23%

Çiklizëm ose malore – 19%