Po hetohet për korrupsion, ish mbreti spanjoll strehohet në hotelin më luksoz në botë - Gazeta Express
string(84) "po-hetohet-per-korrupsion-ish-mbreti-spanjoll-strehohet-ne-hotelin-me-luksoz-ne-bote"

Po hetohet për korrupsion, ish mbreti spanjoll strehohet në hotelin më luksoz në botë

Gazeta Express

08/08/2020 14:17

Ish mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili u largua nga vendi në një kohë që po hetohet për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi. Lajmi konfirmohet nga gazeta konservatore spanjolle ABC, e cila hedh poshtë raportimet e mëparshme se 82 vjeçari kishte udhëtuar drejt Republikës Domenikane apo Portugalisë, duke shtuar se ish monarku strehohet në një nga hotelet më luksozë në botë.

Oborri mbretëror nuk e konfirmon vendndodhjen e Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në vitin 2014. Por për ABC, ish mbreti u largua nga Spanja me një jet privat i shoqëruar nga katër truproja dhe një bashkëpunëtor. Me të mbërritur në aeroportin Al Bateen të Abu Dhabi, që përdoret vetëm për udhëtime private, mbreti dhe enturazhi i tij u transferuan me hotel në hotelin “Emirates Palace”, një ndër më të kushtueshmit në botë, në pronësi të qeverisë së Emirateve.

Lexo Edhe:

Që nga mbërritja Juan Carlos nuk ka dalë nga hoteli për shkak të të nxehtit. Sipas ABC, Abu Dhabi nuk është destinacioni përfundimtar i ish mbretit, i cili po pret të përfundojë stina e uraganeve për të udhëtuar në Republikën Domenikane.