Po hante hamburger në restorant, gjen gisht njeriu - Gazeta Express
string(49) "po-hante-hamburger-ne-restorant-gjen-gisht-njeriu"

Po hante hamburger në restorant, gjen gisht njeriu

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:34

Një grua gjeti një gisht njeriu në hamburgerin që po konsumonte në një restorant. Ngjarja ndodhi në qytetin Santa Cruz të Bolivisë.

Klientja fotografoi gishtin dhe e postoi në rrjetet sociale, me foton që u bë virale dhe shkaktoi polemika të shumta në vendin amerikano-jugor mbi sigurinë ushqimore.

Lexo Edhe:

Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit hetoi ngjarjen dhe doli në përfundimi se gishti ishte i njërit prej punëtorëve të fabrikës ku përpunohej mishi. Ai kishte humbur dy gishta pas një aksidenti me makinerinë, një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se kanë mbyllur përkohësisht fabrikën dhe restorantin, derisa të plotësojnë kushtet e sigurisë./A2CNN