Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) “aktualisht po godasin me forcë të paprecedentë objektivat e regjimit dhe trupat shtypëse qeveritare në zemër të Teheranit.”
Sipas The Times of Israel, ai tutje ka bërë të ditur se, “në orët në vijim do të publikohen pamje që tregojnë thellësinë e dëmeve”.
“Për çdo raketë që godet frontin civil izraelit, diktatori iranian do të ndëshkohet rëndë, dhe goditjet do të vazhdojnë me intensitet të plotë. Do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mposhtur armikun, derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës,” ka thënë Katz.