‘Po gënjen publikisht duke mbrojur një krim’ Bushati replika me Baton Haxhiun - Gazeta Express
string(75) "po-genjen-publikisht-duke-mbrojur-nje-krim-bushati-replika-me-baton-haxhiun"

Gazeta Express

25/05/2020 23:36

‘Po gënjen publikisht duke mbrojur një krim’ Bushati replika me Baton Haxhiun

Gazeta Express

25/05/2020 23:36

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu janë përpasur sot në lidhje me mesazhet e publikuara nga Presidenti Meta, ku flitej për pazare mbi gjyqtarët e Kushtetueses, te cilat i ‘caktonte’ Rama. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati e Haxhiu kanë replikuar në lidhje me emërimet e gjyqtarëve në Kushtetuese dhe rolin e ndërkombëtarëve.

Bushati tha se në Shqipëri po mbrohet çdo krim, por për Haxhiun janë disa procedura që duhet respektuar dhe nuk mund të bëhet anarki.

Lexo Edhe:

REPLIKAT

Bushati: Mos mbrohet çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim.

Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Nuk ma imponon askush se çfarë duhet të them.

Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.

Haxhiu: Po qe ashtu e shkrijmë dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen.

Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët u futën në pazare.

Më herët Meta ka publikuar disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga një diplomat në Tiranë, ku flitej kundër tij me ambasadorëve.