string(110) "po-e-vizitonte-butrintin-me-nje-grup-te-huajsh-vdes-turisti-dyshohet-per-atak-kardiak-nga-temperaturat-e-larta"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 15:03

Po e vizitonte Butrintin me një grup të huajsh, vdes turisti, dyshohet për atak kardiak nga temperaturat e larta

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 15:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një shtetas i huaj që po vizitonte zonën me një grup turistësh është ndjerë keq papritur.

Menjëherë pas shqetësimeve të para, është njoftuar ambulanca e Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar të huajin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës dhe ka vdekur pak para mbërritjes në spital.

Sipas burimeve nga personeli mjekësor, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën këto ditë.

Trupi i viktimës ndodhet aktualisht në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.