“Po e shkatërron vendin, s’po i bëhet vonë për krijimin e institucioneve”, kritikat që PDK ia bëri të dielën Kurtit - Gazeta Express
string(110) "po-e-shkaterron-vendin-spo-i-behet-vone-per-krijimin-e-institucioneve-kritikat-qe-pdk-ia-beri-te-dielen-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:12

“Po e shkatërron vendin, s’po i bëhet vonë për krijimin e institucioneve”, kritikat që PDK ia bëri të dielën Kurtit

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 7:12

Të dielën dështoi edhe përpjekja e 46 për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, dhe seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të martën në ora 11:00.

Kritika të mëdha në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, të dielën adresuan deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se po e shkatërron vendin dhe nuk po i bëhet vonë për krijimin e institucioneve.

Deputetja Vlora Çitaku para nisjes së seancës të dielës tha se Kurtit nuk i bëhet vonë për krijimin e institucioneve të Kosovës.

“Kurtit nuk i bëhet vonë, se po ti bëhej do të kishte përpjekje serizoe për të ndërtuar institcionet e republikës së Kosovës. E ne mblidhemi për të 46 herë për shkak të kryeneçësisë dhe kokfortësisë së Kurtit”, tha ajo.

Deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti të papranueshme situatën politike me ngërçin në Kuvend.

“Varet sa ia ka qitë rekordin Albin Kurti. Ndoshta ia ka qitë rekordin me 100… Jo që ështe e teprueshme por e papranueshme. E shkatërroi vendin. Moskonstituimi ka fillu të ndjehet në çdo pore të jetës. Ju e dini që shumë shpejt plot institucione të pavarura e kalojnë afatin dhe dyert për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve… Albin Kurti nuk e di deri në sa ia ka qit rekordin sepse ju e dini që ky është një kompjuter qysh janë mësu këta të vet me qujt. Dhe të shohim se kur ky njeri do të kfjellet dhe të marrë një vendim”, tha ajo të dielën.

Ndërsa, deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë.

“Reflektimi duhet të bëhet prej partisë që e ka marrë nr më të madh të mandateve. Skemi asnjë lëvizje nga pozicionet e tyre të ngurta, dhe drejtojnë gishtin diku tjetër. Shohim qëndrime të barrikaduara. Është përgjegjësi e Albin Kurtit dhe VV-së që e kanë lënë Kosovën tash e pesë muaj dhe vazhdojnë të angazhohen në pozitat ministrore dhe kanë marrë peng institucionet”, tha Deliu-Kodra.