Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Kader Kicaj, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj tërheq vëmendje të madhe.
Së fundmi, Kader ka publikuar një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet përballë pasqyrës, e shoqëruar me mbishkrimin “Ekran i pastër, fillim i ri.”
Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga ndjekësit, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një ndryshim të madh në jetën personale apo profesionale të saj.
Deri tani, Kader nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë vend për interpretim dhe duke e rritur kuriozitetin e fansave të saj. Një pjesë e ndjekësve kanë komentuar me emoji zemrash dhe fytyrash të menduara, ndërsa të tjerë kanë shprehur habinë dhe interesin për të mësuar më shumë rreth kësaj “rilindjeje” që Kader duket të ketë nisur.
Kujtojmë se Kader Kicaj ka mbajtur gjithmonë shumë private jetën e saj sentimentale dhe personale, duke i dhënë kështu një dimension të mistershëm çdo postimi që bën. Ky fakt vetëm sa i shton intrigën fansave që presin ndonjë lajm të ri.
Përveç misterit që mbart postimi, mbetet për tu parë nëse ky “fillim i ri” do të reflektohet në projektet e saj të ardhshme profesionale, apo në ndonjë zhvillim personal që Kader do të vendosë ta ndajë me publikun.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe spekulime, duke bërë që emri i Kader Kicaj të jetë ndër më të përfolurit edhe këtë javë. /GazetaExpress/