Pneumologu Arjan Mezini tregon për gjendjen e tij nga Covidi: Nuk mendoj se e mora në spital - Gazeta Express
string(91) "pneumologu-arjan-mezini-tregon-per-gjendjen-e-tij-nga-covidi-nuk-mendoj-se-e-mora-ne-spital"

Gazeta Express

26/11/2020 12:36

Pneumologu Arjan Mezini tregon për gjendjen e tij nga Covidi: Nuk mendoj se e mora në spital

Gazeta Express

26/11/2020 12:36

Një tjetër mjek në vendin tonë rezulton i infektuar me Covid. Arjan Mezini, mjeku i njohur pneumolog, është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC Mezini tha se është në ditët e fundit të rikuperimit.

Megjithëse, prej muajsh ka qenë në vijën e parë duke u përballur me të sëmurët me Covid, mjeku beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, u shpreh ai.

Pneumologu i njohur më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”,theksoi ai.