Pasi u qetësua situata në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Fifi në një bisedë me Beatrix Ramosaj tregoi se do i dal gjithmonë në mbrojtje shoqërisë së saj.
Fifi para pak ore kishte një debat me Sarën, lidhur me marrëdhënien e saj me DJ PM. Pasi sipas këngëtares kosovare, ajo po luan me Pajtimin.
Ajo u shpreh se DJ PM ka dy ditë që del si “klloshar” në sytë e publikut dhe ajo po luan me atë.
Pas këtyre fjalëve, Sara shpërtheu në lot dhe situata në shtëpi u tensionua.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.