“Plumbi i artë”, tensione në seancë/ Petrit Qoli i ngre zërin prokurorit: Jam në burg për faj të Dumanit - Gazeta Express
string(99) "plumbi-i-arte-tensione-ne-seance-petrit-qoli-i-ngre-zerin-prokurorit-jam-ne-burg-per-faj-te-dumanit"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 11:48

“Plumbi i artë”, tensione në seancë/ Petrit Qoli i ngre zërin prokurorit: Jam në burg për faj të Dumanit

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 11:48

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqruar me tensione.

I pandehuri Petrit Qoli shpërtheu me tone të ashpra gjatë seancës gjyqësore kundë prokurorit Behar Dibra lidhur me kalendarin e seancave. Qoli akuzoi sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe trajtim çnjerëzor ndaj tij dhe thotë se ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po më vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatrroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, tha Petrit Qoli në seancë.

Pas tensioneve të vazhdueshme dhe kundërshtimit të deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë me kërkesë të avoktëve, seanca e radhës është shtyrë më datë 18 shtator, ora 10:00