Plumba në lokal në fshatin Halilaj, Fushë Krujë - Gazeta Express
string(46) "plumba-ne-lokal-ne-fshatin-halilaj-fushe-kruje"

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 9:45

Plumba në lokal në fshatin Halilaj, Fushë Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

20/06/2025 9:45

Rreth orës 01:30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një lokali në fshatin Halilaj, pranë rrugës Krujë-Fushë Krujë.

Plumbat goditën ambientet e jashtme të lokalit, duke shkaktuar dëme materiale.

Forcat e policisë së Krujës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle intensive për identifikimin e autorëve.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë gjetur fishekë pranë lokalit, ndërsa hetimet vijojnë.