Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër - Gazeta Express
string(80) "pluhuri-i-shkretetires-se-saharase-do-te-preke-maqedonine-e-veriut-sot-dhe-neser"

Ballina

Gazeta Express

13/06/2024 16:39

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

Ballina

Gazeta Express

13/06/2024 16:39

Sipas parashikimeve të Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS), një valë e re pluhuri saharanë pritet të arrijë këtë javë në Evropën Juglindore dhe Mesdheun lindor, përfshirë Maqedoninë. Vala, e cila shkon deri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parashikohet të arrijë kulmin sot dhe nesër me një përqendrim të shtuar të grimcave të mëdha, PM10. Në mënyrë të veçantë do të preken vendet e Evropës Juglindore dhe pjesë të tjera të Mesdheut lindor, tranmseton Portalb.mk.

Lëvizja e pluhurit të shkretëtirës ka nisur më 10 qershor në zona si Bullgaria, Qiproja apo Greqia, ku për disa ditë vlerat janë dukshëm mbi ekspozimin mesatar prej 24 orësh me një prag 50 μg/m3 të vendosur nga Bashkimi Evropian për cilësinë e ajrit. Kjo tregon një ulje të ndjeshme të cilësisë së ajrit në këto vende, së bashku me mundësinë e qiellit të mjegullt në rajonet e prekura. Me vlerat maksimale që priten sot, 13 qershor, parashikimet e CAMS për PM10 maksimale ditore parashikohen të arrijnë përqendrime edhe mbi 100 μg/m3, duke treguar cilësi shumë të dobët të ajrit bazuar në Indeksin e Cilësisë së Ajrit të Agjencisë Evropiane për mjedisin, në disa pjesë të këtyre vendeve.

Lexo Edhe:

“Lëvizja e pluhurit Saharian përmes Mesdheut në Evropë nuk është i pazakontë. Vëzhgimet tregojnë një rritje në intensitetin dhe frekuencën e këtyre ngjarjeve për disa pjesë të Evropës në vitet e fundit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të atmosferës sonë për të kuptuar se si cilësia e ajrit mund të ndryshojë në përgjigje të këtyre episodeve”, tha Mark Parrington, shkencëtar i lartë në Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës Copernicus.

Kjo pason dy episode të tjera të fundit të transportit të pluhurit në Sahara që ndodhën midis 3 dhe 7 qershorit. I pari preku Evropën Juglindore dhe Mesdheun Lindor. Ky i funditkaloi Afrikën veriperëndimore, duke arritur në Gadishullin Iberik, në Francën jugore dhe në Italinë veriore. Këto episode të fundit janë të fundit në një sërë dukurish gjatë këtij viti 2024 të lëvizjes së pluhurit nga Sahara nëpër Mesdhe dhe Evropën Jugore.