string(108) "plaurent-dervishaj-njihet-me-mase-te-dyte-sigurie-burg-per-dy-vrasje-me-rrembyen-nga-dubai-nuk-me-ekstraduan"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2024 17:58

Plaurent Dervishaj njihet me masë të dytë sigurie, burg për dy vrasje: Më rrëmbyen nga Dubai, nuk më ekstraduan

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2024 17:58

Plarent Dervishaj doli këtë të premte para gjykatës ku u njoh edhe me akuzat e tjera që SPAK ia adreson për vrasjen e Vajdin Lames, Artan Arsit dhe Klodian Saliut në 2005.  Ndërkohë, një ditë më parë, Plaurent Dervishajt iu komunikua masa e sigurisë edhe në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje për të cilën SPAK gjithashtu akuzon Dervishajn si organizator të saj.

Në seancën e sotme Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim, as ekstradim, por rrëmbim personi.

“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait dhe më kanë thyer derën me pretekstin se më rrezikohej jeta dhe kundrejt meje do të zhvillohej një atentat. Më kanë çuar në stacionin e policisë në Dubai dhe nuk më kanë lejuar të flas me avokatin. Më kanë mbajtur disa ditë dhe më pas më kanë hipur në avion dhe arrestimi është bërë në Rinas”,  ka thënë Dervishaj.

Dy ditë më parë më 14 gusht, drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ekstraduar nga Dubai. Rrumbullaku konfirmoi gjithashtu edhe lajmet për ekstradimin e Lulzim Berishës dhe njoftoi se pritet edhe ekstradimi i Fabio Ballabanit.

“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vërë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në polici për vënien në dispozicion para gjykatës. Ju komnfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi (Lulzim Berisha) dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.

Mbetet e paqartë se si u realizua sjellja e dy të kërkuarve në Shqipëri, sa kohë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara. Por rasti i tyre shënoi precedentin e parë dhe tregoi se cila është rruga për të sjellë para drejtësisë Djemtë e Dubait.