Platforma që sjell fotografi mbresëlënëse për lumin më të njohur në Kosovë - Gazeta Express
string(74) "platforma-qe-sjell-fotografi-mbreselenese-per-lumin-me-te-njohur-ne-kosove"

Platforma që sjell fotografi mbresëlënëse për lumin më të njohur në Kosovë

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 16:17

‘Project Drini’ është një platformë dixhitale e cila është themeluar për të rritur ndërgjegjësimit ndaj lumit më të gjatë qe e ka Kosova, Drinit. Kjo platformë e cila sjell fotografi e video të ndryshme të lumit e zhvillimit të jetës rreth tij, mbështet nga “Kosovar Foundation for Open Society”.

Më poshtë janë disa prej fotografive të marra nga faqja e ‘Project Drini’ me disa përshkrime të shkurtra sipër tyre. Fotografitë janë të formatit bardhë e zi dhe janë fotografi profesionale me shumë elemente artistike që pos rrjedhës së lumit paraqesin edhe një anë tjetër të jetesës së qytetareve që jetojnë rreth tij.

Lexo Edhe:

Djemtë duke shikuar tek sa një kërcimtarë amator kërcen në ujërat e Drinit nga ura e Fshajt. Fshajt/Gjakovë

Një breshkë pasi që shpëtoi nga rrotat e makinës sime përgjatë rrugës për në vendin ku takohen Drini i Bardhë me Lumbardhin e Deçanit. Këpuzë/ Klinë

Një djalë i ri nga fshati Këpuz në ujërat e Drinit. Këpuz/Klinë.

Treni i pasdites nga Prishtina për në Pejë duke kaluar nëpër urën mbi Dri. Klinë.

Një urë e improvizuar mbi Dri në afërsi të fshatit Dollovë. Dollovë/Klinë.

Një familje kthehet në shtëpi pas disa ore peshkim në fshatin Krushevë e Vogël. Krushevë e Vogël/Klinë.

Një burrë me të birin duke përgatitur një shkop peshkimi në periferinë e qytetit të Klinës.

/Gazeta Express