Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin e Presidencës së Kosovës imazhin me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.
Imazhi paraqet figurat e krerëve të UÇK-së, ndërsa mesazhi thekson se mbrojtja e lirisë vazhdon edhe sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë, theksohet në njoftim.