Plas dhuna në një aeroplan që po shkonte nga Turqia në Angli, bëhet ndalje urgjente në Bruksel, arrestohen 2 persona - Gazeta Express
string(114) "plas-dhuna-ne-nje-aeroplan-qe-po-shkonte-nga-turqia-ne-angli-behet-ndalje-urgjente-ne-bruksel-arrestohen-2-persona"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 13:14

Plas dhuna në një aeroplan që po shkonte nga Turqia në Angli, bëhet ndalje urgjente në Bruksel, arrestohen 2 persona

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 13:14

Një aeroplan që po fluturonte nga Turqia drejt Mançesterit është shndërruar në një ring boksi e mundjeje pas një sherri të madh që kishte nisur në mes të disa pasagjerëve.

Fluturimi, siç raporton Daily Mail, u devijua për në Bruksel mbrëmjen e djeshme, pasi thuhet se shpërtheu dhuna kur një pasagjer u përpoq t’i vidhte telefonin një tjetri.

Policia belge ka hipur në aeroplan pas uljes dhe ka arrestuar dy persona.

Pasagjerët pretenduan se njëri prej të ndaluarve kishte pirë shumë alkool dhe kishte bërë komente raciste përpara se situata të përshkallëzohej në një konfrontim me ekuipazhin e kabinës për shkak të cigareve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement