Plantacionet e kanabisit në Gjilan, Gashi i VV-së deklarohet për arrestimin e kandidatit të tyre për asamblist - Gazeta Express
string(109) "plantacionet-e-kanabisit-ne-gjilan-gashi-i-vv-se-deklarohet-per-arrestimin-e-kandidatit-te-tyre-per-asamblist"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 16:14

Plantacionet e kanabisit në Gjilan, Gashi i VV-së deklarohet për arrestimin e kandidatit të tyre për asamblist

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 16:14

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi është deklaruar për Rinas Zeqirin, kandidat për asamble komunale në listën e VV-së, për të cilin raportohet se ndodhet në mesin e të arrestuarve nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kultivimin e bimëve narkotike.

Arrestimi i Rinas Zeqirit bashkë me të dyshuar të tjerë, është bërë në një aksion policor në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku janë zbuluar disa plantacione të kanabisit.

Megjithatë, Gashi tha se Zeqiri i është bashkuar listës së VV-së vetëm para rreth një muaji.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Artanës,

Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.

Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.

Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, ka njoftuar se në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, lokalizuan një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi”, thuhej në njoftim.

“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK, krahas pamjeve të publikuara.