Samsung sjell teknologjinë më të avancuar në kuzhinën tuaj me lançimin global të linjës më të re të frigoriferëve inteligjentë, pjesë e vizionit “Screens Everywhere”. Këto pajisje të reja sjellin ekranin e ri 9 inç AI Home në frigoriferët me 4 dyer, French Door dhe Side-by-Side, si dhe një ekran të përmirësuar Family Hub në disa modele të përzgjedhura. Gjithashtu, funksioni i avancuar AI Vision Inside është tashmë pjesë e modeleve të zgjedhura, duke revolucionarizuar identifikimin e ushqimeve dhe planifikimin e vakteve për një përvojë më unike në kuzhinë.
Frigoriferët që punojnë për ju – çdo ditë
Me ekranet intuitive AI Home 9” dhe Family Hub 32” ose 21.5”, frigoriferët më të rinj të Samsung përmirësojnë katër aspekte kyçe të jetës së përditshme: ushqimin, shtëpinë e zgjuar, komunikimin familjar dhe argëtimin. Teknologjia AI Vision Inside, tani e aftë të njohë deri në 37 lloje ushqimesh, përfshirë edhe ato të përpunuara, ndihmon përdoruesit të organizojnë më mirë përmbajtjen e frigoriferit dhe të marrin receta të personalizuara e plane vaktesh, për një gatim më të lehtë dhe më të shijshëm.
Një qendër kontrolli për të gjithë shtëpinë
Frigoriferët e rinj janë bërë qendra e vërtetë e shtëpisë së zgjuar. Me Map View, mund të kontrolloni pajisjet Samsung dhe pajisje të tjera inteligjente si dritat apo prizat. Përmes SmartThings Energy, mund të monitoroni dhe optimizoni konsumin e energjisë në kohë reale. Komandat zanore me Bixby ofrojnë akses të menjëhershëm në funksione dhe informacione të personalizuara për çdo anëtar të familjes.
Informim dhe argëtim çdo ditë
Falë veçorisë Daily Board, frigoriferi ofron informacione të përditshme si moti, kalendari, dhe raportet e konsumit të energjisë. Galeria familjare dhe kalendari i përbashkët e bëjnë më të lehtë ruajtjen e kujtimeve dhe planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta. Në anën e argëtimit, integrimi me Spotify lejon dëgjimin e muzikës dhe podkasteve direkt nga frigoriferi, ndërsa SmartView Mirroring lejon ndarjen e ekranit nga telefoni apo TV Samsung.
Efiçencë dhe qëndrueshmëri
Të tre modelet e reja përfshijnë funksionin AI Energy Mode, i cili mund të ulë konsumin e energjisë deri në 10%. Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë modalitet në mënyrë të përhershme ose kur pritet që faturat të tejkalojnë një prag të caktuar.
Me këtë linjë të re, Samsung po vendos standarde të reja për kuzhinat inteligjente duke sjellë kombinimin perfekt mes lehtësisë së përdorimit, teknologjisë AI dhe efiçencës energjetike
Promocion i veçantë Samsung
Është momenti i duhur për të sjellë produkte inteligjente në shtëpi për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë dhe më të lehtë! Samsung sjell një ofertë të jashtëzakonshme që kombinon inovacionin me përfitime të veçanta:
Me blerjen e pajisjeve të përzgjedhura Bespoke AI për shtëpinë tuaj, si frigoriferë, lavatriçe, tharëse dhe fshesa me korrent, përfitoni një Galaxy Watch7 si dhuratë me vlerë 329 Euro!
Për më tepër, përfitoni garanci shtesë deri në 5 vjet (2 vjet standard + 3 vjet komerciale) për pajisjet shtëpiake dhe 3 vjet (2 vjet standard + 1 vit komercial) për fshesat me korrent.
Mos humbisni rastin për ta bërë shtëpinë tuaj më të zgjuar dhe për të marrë dhuratën perfekte!