Plani i Serisë A: Ndeshje çdo ditë, në shtatë orare të ndryshme - Gazeta Express

Plani i Serisë A: Ndeshje çdo ditë, në shtatë orare të ndryshme

Sport

Gazeta Express

30/05/2020 23:14

Kur Serie A ta rinisë sezonin 2019/20 më 20 qershor, mediumet italiane raportojnë se synimi i autoriteteve të futbollit është që të zhvillohen ndeshje çdo ditë në shtatë orare të ndryshme.

Gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se ndeshjet do të shpërndahen nëpër ditë dhe orare të ndryshme në mënyrë që të gjithë tifozët të mundë t’i shikonte ndeshjet e klubeve të tyre në televizion, tani që tifozët s’lejohen në stadiume, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, autoritetet duhet të sigurohen që ndeshjet të mos caktohen herët gjatë ditës, pasi që Shoqata e Futbollistëve në Itali raportohet se ka refuzuar të luajë gjatë orëve të mesditës përgjatë verës së nxehtë italiane në qershor dhe korrik.

Në mënyrë që i gjithë sezoni të kompletohet deri më 2 gusht, në këtë mënyrë do të duhej që ndeshjet të zhvilloheshin çdo ditë.

Më tutje, gazeta italiane raporton se në këto orare mund të caktohen një ndeshje në orën 20:00 të hënën, dhe nga një orën 18:00 dhe në 20:00 të martave, të mërkurave dhe të enjteve.

Të premteve do të zhvillohej një ndeshje në orën 20:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të kishte ndeshje në orën 16:15, në 18:30 dhe në 20:45. /Gazeta Express/