Për ata që janë të apasionuar pas qiellit, këtë javë do të kenë mundësinë të shohin një fenomen të jashtëzakonshëm.
Shtatë planete – Marsi, Jupiteri, Urani, Venera, Neptuni, Merkuri dhe Saturni – do të jenë të dukshme së bashku në qiellin e mbrëmjes, transmeton klankosova.
Ky fenomen, i njohur si “parada planetare”, është një ngjarje e rrallë, dhe do të jetë hera e fundit që shtatë planete mund të shihen njëkohësisht në mënyrë kaq të qartë deri në vitin 2040.
Shansi më i mirë për të parë sa më shumë planete do të jetë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Katër planetë – Merkur, Venera, Jupiter dhe Mars – do të jenë të dukshëm me sy të lirë. Saturni do të jetë më i vështirë për tu parë, pasi do të jetë shumë pranë horizontit. Për të parë planetët e tjerë – Uranin dhe Neptunin – do të jetë e nevojshme një teleskop.
Pra, përgatituni për një natë të paharrueshme në qiell!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...