string(79) "planet-e-luftes-se-rusise-shtrihen-edhe-vitin-e-ardhshem-thote-oficeri-ukrainas"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:32

Planet e luftës së Rusisë shtrihen edhe vitin e ardhshëm, thotë oficeri ukrainas

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:32

Oficeri ushtarak ukrainas ka thënë se forcat ruse po përgatiten për depërtime të mëdha në front, të cilat do të zgjasin edhe vitin e ardhshëm, ndërsa Moska synon të krijojë një zonë tampon përgjatë kufirit ruso-ukrainas.

Koloneli Pavlo Palisa u tha gazetarëve në Uashington më 4 qershor se Rusia ka vendosur si synim krijimin e një zone tampon deri në fund të vitit dhe dëshiron të pushtojë të gjithë Donjeckun dhe Luhanskun deri në fund të shtatorit.

“Është interesante, por ata kanë plane edhe për vitin 2026. Plani për vitin e ardhshëm është të pushtojnë të gjithë territorin e Ukrainës që ndodhet në anën e majtë të lumit Dnieper”, tha ai pas një informimi me zyrtarë amerikanë.

Një tjetër synim është që Ukrainës t’i ndërpritet qasja në Detin e Zi, tha ai.

Palisa, i cili është zëvendësshefi i kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, ishte pjesë e delegacionit ukrainas që ndodhej në Uashington, ndërsa Kievi po insiston për shtimin e presionit ndaj Moskës. Ai paraqiti informacione të shërbimit ushtarak të inteligjencës ukrainase.

Gjatë vizitës, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin e kishte paralajmëruar në telefon për një hakmarrje të madhe si përgjigje ndaj një sulmi të guximshëm me dron të ukrainasve thellë në territorin rus.

Trump bisedoi me Putinin, i cili tha se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve me dron nga Ukraina

Sulmet ruse me dronë po vazhdojnë të shkaktojnë viktima në qytetet ukrainase në mes të përpjekjeve diplomatike. Një zyrtar ukrainas në rajonin e Çernihivit tha se pesë persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në qytetin verior Priluki.

Mes të vrarëve janë dy gra dhe një fëmijë njëvjeçar, të cilët janë gjetur nën rrënoja, tha Viaçeslav Çaus, zyrtar i administratës së Çernihivit, në Telegram. Gjashtë persona janë plagosur dhe janë shtruar në spital, shtoi ai.

Më herët, më 5 qershor, dronët rusë goditën ndërtesa banimi në qytetin ukrainas Harkiv, shkaktuan zjarre dhe plagosën 17 persona, përfshirë dy fëmijë, tha guvernatori rajonal Oleg Sinjegubov.

Kryetari i bashkisë së Harkivit, Igor Terehov, tha se shtatë ndërtesa banimi janë dëmtuar në sulmet që ndodhën rreth orës një të mëngjesit me orën lokale. Një dron goditi një ndërtesë banimi në katin e 17-të, ndërsa një tjetër në katin e dytë, tha Terehov në Telegram.

Raportet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur. Nuk pati komente të menjëhershme nga Rusia.

Harkivi ka qenë shpesh cak i sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se tre vjet më parë.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov (majtas), i cili kryesonte delegacionin, iu bashkua zëvendësministrit të Jashtëm Serhij Kyslytsia (i dyti nga e majta) dhe anëtarit të delegacionit Oleksandr Bevz (djathtas) në një konferencë për shtyp në Stamboll më 2 qershor.

Pas raundit të dytë të bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, paqja duket edhe më e paarritshme

Sulmet me dronë të Ukrainës më 4 qershor goditën infrastrukturën energjetike në pjesë të rajoneve Zaporizhia dhe Herson që janë nën kontrollin rus, duke lënë dhjetëra mijëra banorë pa energji elektrike, thanë zyrtarë rusë.

Vladimir Saldo, guvernatori i rajonit të Hersonit i emëruar nga Rusia, tha se sulmet lanë rreth 68,000 banorë pa energji elektrike.

Jevgenij Balicki, kreu i rajonit të Zaporizhias i emëruar nga Rusia, tha se objektet energjetike ishin goditur dhe se ishin rrëzuar 10 dronë. Ai nuk dha të dhëna për numrin e banorëve pa energji.

Kjo ishte hera e dytë këtë javë që njerëzit në rajonin e Zaporizhias mbetën pa energji elektrike për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Balicki më 2 qershor kishte thënë se më shumë se 600,000 njerëz në gati 500 vendbanime në të gjithë rajonin kishin mbetur pa energji pasi bombardimet ukrainase kishin dëmtuar infrastrukturën e tensionit të lartë. Ai kishte thënë se ekipet e emergjencës kishin rikthyer shpejt furnizimin me energji elektrike.

Kur ndodhën sulmet në orët e vona të mbrëmjes, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Phenian. Kim i tha Shoigut se vendi i tij do të “mbështesë pa kushte” luftën e Rusisë kundër Ukrainës, raportuan mediat shtetërore koreano-veriore më 5 qershor.

Koreja e Veriut në prill konfirmoi se i kishte dhënë Rusisë trupa për të zmbrapsur një inkursion ukrainas në rajonin kufitar rus të Kurskut.

aaaaa