Pasi u bë publik plani për t'i ndërtuar dy urat mbi Ibër, Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën e Krasniqin - Gazeta Express
string(94) "planet-e-kurtit-per-ti-ndertuar-dy-ura-mbi-iber-komandanti-i-kfor-it-takon-sveclen-e-krasniqin"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:14

Pasi u bë publik plani për t’i ndërtuar dy urat mbi Ibër, Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën e Krasniqin

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:14

KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ky takim ka ardhur një ditë pasi një ditë më parë është bërë publik plani i Qeverisë Kurti për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, paralelisht me atë të vjetrën, shkruan Express.

Diskutimet, siç bën të ditur KFOR, kanë qenë të fokusuara për situatën aktuale të sigurisë dhe në bashkëpunimin institucional.

“Në këtë kontekst, gjenerali Barduani përsëriti përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.