Plakolli i LDK-së: Peci s'na e pranoi një emër për drejtor me arsyetimin se e kishte përkrahur Arian Tahirin në balotazh - Gazeta Express
string(118) "plakolli-i-ldk-se-peci-sna-e-pranoi-nje-emer-per-drejtor-me-arsyetimin-se-e-kishte-perkrahur-arian-tahirin-ne-balotazh"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:04

Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me arsyetimin se e kishte përkrahur Arian Tahirin në balotazh

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:04

Kreu i Degës së LDK-së në Mitrovicë të Jugut, Gëzim Plakolli, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Plakolli ka treguar gjithë problemet që kishin ndodhur pas dakordimit për koalicion me Faton Pecin.

Ai ka thënë se kreu i Komunës nuk e kishte pranuar një emër për Drejtor, duke u arsyetuar se ai person e kishte përkrahur Arian Tahirin e PDK-së në balotazh.

Plakolli ka sqaruar se LDK kishte pasur marrëveshje për ta përkrahur PDK-në në balotazh dhe se kjo s’kishte qenë diçka sekrete.

Advertisement
Advertisement
Advertisement