Plagosje në Theth, i riu goditet me thikë pas një sherri - Gazeta Express
string(55) "plagosje-ne-theth-i-riu-goditet-me-thike-pas-nje-sherri"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 8:00

Plagosje në Theth, i riu goditet me thikë pas një sherri

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 8:00

Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Ndërlysaj, në zonën e Thethit në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pas një përleshjeje fizike, ku një banor vendas është goditur lehtë me thikë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe po transportohet drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.