Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori (EMRAT) - Gazeta Express
string(57) "plagosje-me-arme-zjarri-ne-tirane-arrestohet-autori-emrat"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:42

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:42

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Bëhet e ditur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën me të cilin po konfliktohej.

Policia njofton se autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka.

Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

/Gazeta Express