Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas mesnate në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodrës.
Policia bën me dije se autori i dyshuar, një 49-vjeçar me inicialet P.F., ka qëlluar të riun pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri, Jozef Çekaj, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.