Plagosje me armë zjarri në Borsh, arrestohet autori - Gazeta Express
string(50) "plagosje-me-arme-zjarri-ne-borsh-arrestohet-autori"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 8:00

Plagosje me armë zjarri në Borsh, arrestohet autori

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 8:00

Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje (31 korrik).

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur një i ri nga Kruja të cilin plumbi e ka kapur në pjesën e dorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas kanë debatuar të ulur në tavolina dhe një prej tyre ka nxjerr armën dhe e ka goditur.

Autori banues në Tepelenë është arratisur nga vendi i ngjarjes kurse i plagosuri është transportuar në spital.

Megjithatë arratisja ka zgjatur shumë pak pasi blutë e Himarës arritën të vendosnin në pranga autorin.