Plagosja si nëpër filma e Prengës në Mirditë, autorët me motor qëlluan drejt lokalit, arrestohet një person - Gazeta Express
string(105) "plagosja-si-neper-filma-e-prenges-ne-mirdite-autoret-me-motor-qelluan-drejt-lokalit-arrestohet-nje-person"

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2022 9:37

Plagosja si nëpër filma e Prengës në Mirditë, autorët me motor qëlluan drejt lokalit, arrestohet një person

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2022 9:37

Zbardhen detaje të reja nga plagosja ne Fan te Mirditës, ngjarja ka ndodhur pranë një pikë karburanti në rrugën e kombit, ku mbeti i plagosur 51-vjeçari Martin Prenga.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një i plagosur

Lexo Edhe:

Autoret kane qenë dy persona me motorr dhe sapo janë afruar kanë qelluar ne drejtim te objektivit te tyre, i cili ka qenë në ambjentet e jashtme te lokalit.

Ndërkohë në momentin e ngjarjes në lokal kanë qenë dy oficer policie, të cilët kanë dalë nga lokali duke nxjerrë armet për të trembur autorët të cilët janë larguar me shpejtësi, per të rene në pranga disa orë me vone.

I plagosuri dhe dy autoret ishin banorë në te njejtin fshat dhe kishin patur konflikte mes tyre.

Prenga u transportua në spitalin e Traumës ku raportohet të jetë në gjendje të rëndë pasi është qëlluar 5 herë.

Ndërkohë më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia bëri me dije se si i dyshuar për ngjarjen ishte arrestuar 25 vjeçari Florjan Prenga dhe bashkëpunëtori i tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fan, Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P., 51 vjeç, banues në Mirditë.

Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi F. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë.

Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi F. Gj. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. P., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shtetasi A. Gj. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin F. Gj. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.

Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Gj.

/Express