Plagosja në Viti, tre persona ndalohen për 48 orë - Gazeta Express
string(48) "plagosja-ne-viti-tre-persona-ndalohen-per-48-ore"

Plagosja në Viti, tre persona ndalohen për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2024 15:26

Tre persona janë ndaluar për 48 orë për plagosjen në Viti.

Prokuroria në Gjilan ka thënë se ata janë të dyshuar për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo Edhe:

“Gjilan, 08 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të pandehurit N.H. dhe N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe të pandehurin A.B., për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Dyshohet se gjatë ditës së sotme, më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit  N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.