Plagosja në Ferizaj, Policia jep detaje: Viktimat janë rreth 24 dhe 32 vjeç, burri është dërguar në QKUK, prokurori i shtetit është njoftuar - Gazeta Express
string(136) "plagosja-ne-ferizaj-policia-jep-detaje-viktimat-jane-rreth-24-dhe-32-vjec-burri-eshte-derguar-ne-qkuk-prokurori-i-shtetit-eshte-njoftuar"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 23:22

Plagosja në Ferizaj, Policia jep detaje: Viktimat janë rreth 24 dhe 32 vjeç, burri është dërguar në QKUK, prokurori i shtetit është njoftuar

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 23:22

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë për rastin në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga policia, për Gazetën Express, kanë bërë të ditur se të plagosurit janë, një femër e moshës rreth 24 vjeçare, dhe, një mashkull rreth 32 vjeç.

Zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ka shtuar se, viktima mashkull është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

‘’Sipas informatave të para, dyshohet se janë plagosur dy persona, një femër ( rreth 24 vjeçe) dhe një mashkull ( rreth 32 vjeç), të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te kjo plagosje.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues’’, ka thënë mes tjerash Veseli për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement