Konflikti që nisi për një vend parkimi përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit pasditen e së mërkurës në Hamallaj të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 16:40, pas një debati për motive të dobëta, 44-vjeçari A.L. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt 28-vjeçarit L.R., duke e plagosur rëndë.
I riu ka marrë dy plumba në trup dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Toyota Yaris”, ndërsa forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.
Ai tashmë është identifikuar dhe kontrollet vijojnë në disa zona të mundshme ku mund të jetë fshehur.