Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorë, sekuestrohen tre mjete - Gazeta Express
string(97) "plagosja-e-2-te-rinjve-ne-tirane-policia-shpall-ne-kerkim-2-bashkepunetore-sekuestrohen-tre-mjete"

Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorë, sekuestrohen tre mjete

Shqiperi

Gazeta Express

25/07/2021 14:00

Detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia ka bllokuar tre automjete, teksa ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo Edhe:

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkaq mësohet se Aldo Iamandi (Gj) në Shqipëri ka qenë në kërkim policor për plagosje të lehtë, por i kanë skaduar afatet dhe është hequr nga kërkimi. Ndërsa nga policia e Luksenburgut ka qenë në kërkim për tentativë vrasje.