19 vjeçari i plagosur me armë zjarri në Vrellë të Istogut është dërguar për mjekim në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për T7 se gjendja e tij është stabile.
“Është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tij është stabile,” ka thënë ai.