Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri në qytetin e Istogut. Ngjarja ka ndodhur të Hënën në mbrëmje, ndërsa i riu u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dr. Nazmi Kolgeci, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale ka ndarë në “Kosova Live” detaje mbi rastin duke thënë se i njëjti kishte plagosje në anën e majtë të gjoksit, shumë pranë zemrës.