Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dashuri 22-vjeçar - Gazeta Express
string(72) "plagosja-e-18-vjecares-ne-hotel-ne-tirane-arrestohet-i-dashuri-22-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 11:20

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dashuri 22-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 11:20

22-vjeçari Erisjaldo Gjuta është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme.

Gjuta është i dashuri i 18-vjeçares e cila u plagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa ndodhej në dhomën e një hoteli në Tiranë, në pronësi të familjes së Gjutës.m

 akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement