Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër ka vendosur ditën e sotme shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik për 26-vjeçarin H.S., i cili më 2 gusht plagosi me thikë nënën e tij në fshatin Maqellarë.
Ngjarja e rëndë, ndodhi në banesën e tyre familjare dhe u pasua me arrestimin e menjëhershëm të të riut.Sipas njoftimit zyrtar të policisë, konflikti mes djalit dhe nënës kishte nisur për motive të dobëta, duke përfunduar tragjikisht me përdorimin e mjetit prerës.
E plagosura, 50-vjeçarja me inicialet N.S., u godit shtatë herë me thikë dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve, në një gjendje të stabilizuar, por ende të rënduar.
Hetimet paraprake zbuluan se H.S. kishte shfaqur shenja të theksuara depresioni prej kohësh, çka ka ndikuar në vendimin e sotëm të gjykatës për të mos e lënë në paraburgim, por për ta vendosur në trajtim të detyruar psikiatrik. I riu akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje“.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...