string(62) "plagosi-motren-me-arme-zjarri-ferizajasi-ndodhi-aksidentalisht"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 8:28

Plagosi motrën me armë zjarri, ferizajasi: Ndodhi aksidentalisht

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 8:28

Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, ku vëllai dyshohet se e plagosi motrën me armë zjarri.

I dyshuari ka thënë se kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Ferizaj / 10.05.2025 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”