Një person është plagosur në Shtime, njofton Policia.
Ai ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencë dhe më pas është larguar.
Viktima ka thënë se një person i panjohur ka shtënë me armë katër herë në drejtim të tij, por është qëlluar një herë në këmbë.
“VRASJE NË TENTATIVË- Shtime / 13.07.2025 – 11:40. Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.”