Plagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë teksa po udhëtonte me familjen, u qëllua nga një drejtim i panjohur pasi ishte ndalur - Gazeta Express
string(81) "plagoset-nje-person-ne-rrugen-kline-gjakove-ishte-duke-udhetuar-me-familjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 11:55

Plagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë teksa po udhëtonte me familjen, u qëllua nga një drejtim i panjohur pasi ishte ndalur

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 11:55

Një person është plagosur në orët e para të së dielës në rrugën Klinë- Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.

Ai ka qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Express.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, tha ai.